Xhanluixhi Bufon i trembet më shumë Milanit se Napolit
Për kapitenin e skuadrës së Juventusit dueli për titull ende nuk është mbyllur, por më shumë sesa Napolit, Xhanluixhi Bufon i trembet Milanit, ndonëse është 11 pikë larg.


Goli i Xhakerinit vlen më shumë se tri pikë, të paktën 6 do të thosha. Në këtë mënyrë mbajmë në distancë Milanin, që është skuadra më në formë. Milani është i treti? Nuk ka rëndësi, kundrejt Napolit që po kalon një moment të vështirë janë ata që kanë ditur të bëjnë më shumë pikë sesa ne në këto muaj të fundit. Prandaj, duke qenë se kemi në javët e ardhshme edhe duelin direkt, duhet të bëjmë kujdes me hapat fals. Pastaj mos harrojmë që sa herë që kemi tentuar shkëputjen ne kemi bërë hapa fals, ndaj këtë herë bëjmë mirë që të mbetemi të përqendruar në maksimum. Konten e shkatërroi fare kjo fitore? Edhe për ne ishte një sfidë që duhej ta fitonim me çdo kusht, prandaj pas një vuajtjeje prej 91 minutash, goli ishte një çlirim i madh, ndonëse falë gëzimit të gjithë kemi humbur disa kilogram dhe në ditët e ardhshme duhet t’i rikuperojmë ato”, tha Bufon. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2013, ora 16:57
Emil Laçi
e Martë 12 Mars 2013, Ora 13:24
Legjenda
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori