"Xhaxhi" paralajmëron largimin nga Dinamo
Trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, ka dhënë sinjalin e largimit nga drejtimi pas shumë problemeve që ai ka vërejtur te blutë si në fushë, por edhe jashtë saj.

Në një prononcim për Panorama Sport, tekniku dinamovit tha: “Është e vërtetë që kjo ishte një humbje pa trysni, pasi ndeshja luhej në stadiumin "Qemal Stafa". Kështu që nuk ka justifikim si në ndeshjet e tjera, ku kemi pasur probleme me arbitrimin. Do të thosha se kjo Dinamo nuk ka fuqi të rezistojë në një ndeshje të tillë, për më tepër, me dy mungesa si Kuli dhe Delialliasi", u shpreh Sejdini


"Ishte një ndeshje që më ka zhgënjyer në një mënyrë të atillë, sa jam duke e menduar seriozisht qëndrimin tim në krye të skuadrës. Nuk dua që të jem unë në krye të skuadrës, kur Dinamo të dalë nga kategoria. Çdokush ka gabimet e veta, por duke marrë parasysh historikun tim në sport, ku kam fituar shumë tituj dhe kampionate me këtë skuadër, nuk dua që Dinamo të më mbesë në dorë. Ndaj dhe po e mendoj seriozisht largimin. Sidoqoftë, nuk dua të nxitohem, pasi tani është edhe nervozizmi i pasndeshjes, por megjithatë në ditët në vijim do të marr një vendim më të qartë”, përfundoi Faruk Sejdini. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori