Xhemaili jashtë, Behrami brenda
Albeu.com
Lojtari i kombëtares zvicerane Blerim Xhemaili, nuk do të jetë pjesë e ekipit kombëtar zviceran në Kampionatin evropian të futbollit në Zvicër dhe Austri.Trajneri i kombëtares zvicerane Kuhn, ka thënë se arsyeja e mosthirrjes është mosaktivizimi i shqiptarit nga Tetova, tek Boltoni. Xhemaili në fillim të sezonit kishte shkuar në angli në kohën kur Semi Li ishte trajner i Boltonit. Mesfushori zvicran pritet të largohet nga klubi anglez. Trajneri Zvicran për EURO 2008, i ka bërë ftesë kosovarit Valon Behrami i cili luan për skuadrën italiane Lazio. Kështu Behrami do të futbollisti i vetëm shqiptar që do të aktivizohet në këtë europian.Zvicra do të hap europianin me përballjen kundër Çekisë.

Ndërkohë edhe trajneri rus Gus Hiddink ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do të konkurojnë për vend në Kombetaren Ruse për në EURO 2008. Holandezi në pankinën ruse ka bërë një befasi pasi që në këtë listë nuk ka future emrin e Aleksandar Kerzhakovit, por edhe për nga prania e 32 vjeçarit Sergei Semak për të cilin kjo është ftesa e pare nga koha kur holandezi ka marë drejtimin e kësaj përfaqësuese.

Në listën e Hiddink-ut i vetmi futbollist që luan në kampionatet e huaja është Ivan Saenko,që luan në Nynberg. Rusia në Kampionatin Europian është në grupin "D" të cilën e përbëjnë edhe Spanja, Suedia dhe Greqia. nga Faton Zylbehari (Alsat)
Shtuar më 15/05/2008, ora 19:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori