Futbollisti shqiptar nga Maqedonia me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, e ka braktisur Boltonin për skuadrën nga Serie A, Torino.Skuadra italiane ka nënshkruar me mesfushorin e Boltonit një kontratë e cila e huazon atë një vit në Stadio Olimpico të Torinos. Kalimi i 22-vjeçarit në Itali ka kushtuar 750.000 euro.
Në fund të këtij sezoni Torino do ta ketë mundësinë të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me ish-futbollistin e FC Zurich.
Përfaqësuesi i Zvicrës në fillim të vitit 2007 nënshkroi një parakontratë për t’iu bashkëngjitur Boltonit, mirëpo pas kësaj pësoi një lëndim të rëndë të ligamentit që i pamundësoi kalimin në Premiership asokohe.
Sidoqoftë kah mesi i vitit të shkuar Xhemajli u bë zyrtarisht lojtar i Boltonit, mirëpo është paraqitur vetëm njëherë me fanellën e Bolton edhe atë si zëvendësues në ndeshjen për FA Cup kundër Sheffield United.
Xhemajli është lojtari i dymbëdhjetë të cilin e ka transferuar Torino në afatin kalimtar veror.
Shtuar më 02/09/2008,
ora 17:44