Xhenoa del nga zona e Liges se Kampioneve
Albeu.com
Skuadra e Xhenoas pësoi një tjetër humbje këtë javë, këtë herë nga Bolonja me rezultatin 0-2. Me këtë humbje ky ekip zbret në vendin e pestë, pozicion që e lë jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.Rrjetën e parë për vendasit e shënon golashënuesi më i mirë i Serisë A, Marko di Vaio, i cili ekzekuton me saktësi një penallti të fituar në minutën e 15-të.

Me këtë gol Di Vaio e kalon Zllatan Ibrahimoviçin në klasifikimin e golashënuesve, pasi ka arritur të shënojë 21 gola, ndërkohë që sulmuesi i Interit ka shënuar 20 të tillë.

Dhjetë minuta pas golit të Di Vaios, është Terzi që dyfishon shifrat në favor të Bolonjës. Me rezultatin 2-0 do të mbyllej pjesa e parë dhe krejt takimi i vlefshëm për javën e 33-të të Serisë A.

Me këtë fitore Bolonja ngjitet në kuotën e 29 pikëve, por mbetet sërish në zonën e ftohtë, pasi rendit e 18-ta në tabelë.

Ndërsa, Xhenoa mbetet në kuotën e 57 pikëve, duke zbritur në vendin e pestë, poshtë Fiorentinës, e cila ka një pikë më shumë.
Shtuar më 27/04/2009, ora 00:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori