Xherdan Shaqiri mund të sakrifikohet për ardhjen e Timo Werner te Liverpooli
Drejtuesit e Liverpoolit mund të shesin 3 lojtarë këtë verë, në mënyrë që të sigurojnë paratë për të blerë sulmuesin e talentuar gjerman, Timo Werner.

Ndër këta 3 lojtarë është dhe Xherdan Shaqiri, i cili luan me Liverpoolin që nga viti 2018 dhe me shitjen e të cilit skuadra angleze synon të fitojë rreth 30 milionë paundë.

Dy lojtarët e tjerë janë Herri Uilson dhe Marko Grujiç, shitja e të cilëve pritet të arkëtojë rreth 40 milionë paundë.

Ky vlerësim i tre lojtarëve">lojtarëve ndoshta mund të ulet paksa për shkak të krizës së Koronavirusit, por gjithsesi shitja e 3 lojtarëve">lojtarëve pritet të mbledhë mjaftueshëm para për të paguar kartonin e Werner, rreth 50 milionë paundë.
Shtuar më 20/05/2020, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori