Xherdan Shaqiri nis stërvitjen me Liverpoolin

First training with the Reds!🔴👌🏽💪🏾 #XS23#usaTour#YNWA @liverpoolfc

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka nisur sot stërvitjet me skuadrën e tij të re, Liverpoolin, në kampin stërvitor të klubit në Shtetet e Bashkuara.

Për herë të parë që prej transferimit të tij nga Stoke City, anësori kosovar Xherdan Shaqiri ka zbritur sot në qendrën stërvitore të kampit të Liverpoolit në SHBA.

Shaqiri udhëtoi drejt SHBA për t’iu bashkuar skuadrës së Jurgen Kloppit në turin parasezonal.

Ai udhëtoi me vonesë për shkak se ishte dhënë pushim pasi ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit për rreth 15 milionë euro nga Stoke City. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori