Xherdan Shaqiri "pushton" faqet e para në Itali (FOTO LAJM)

La Gazzetta dello Sport
Xherdan Shaqiri është futbollisti i ri i Interit. Futbollisti kosovar, që luan për kombëtaren e Zvicrës, mbërriti dje në Milano ndërsa në këto momente po kryen vizitat mjekësore.

Tifozët zikaltër u panë shumë entuziast me afrimin e tij, ndërsa mediat kryesore sportive në vendin fqinj i kanë kushtuar mëngjesin e sotëm faqet e tyre të para.

Sulmuesi i krahut vjen te Interi i huazuar me detyrim blerjeje në fund të sezonit dhe transferimi do të kapë vlerën e 15 milionë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori