"Xherdan Shaqiri rikthehet në Serie A, sezonin e ardhshëm"
Pëlqej
Gazeta sportive "Il Corriere dello Sport" ka shkruar se futbollisti me origjinë shqiptare, Xhardan Shaqiri sezonin e ardhshëm mund të rikthet te Seria A.

Për Shaqirin në Serinë A, ka ngjallur interes klubi i Lazios, pasi këto të fundit pas largimit të Felibe Anderson te klubi i West Ham po kërkojnë një zëvendësues të tij dhe si objektiv po shihet Xhardan Shaqiri.

Edhe vetë Shaqiri ka deklaruar se nuk dëshiron të vazhdojë edhe një sezon tjetër me klubin aktual Stoke City dhe mundësia për tu transferuar është e madhe, kjo pasi do të ndikojë edhe Igli Tare si ndërmjetës për bashkëkombasin e tij.

Por nga ana tjetër për sulmuesin nga Kosova janë të interesuar edhe dy gjigantët e Premier League, Liverpool dhe Manchester United, dhe Lazio mesa duket është e fundit skuadër në rradhë. /albeu.com/



Shtuar më 12/07/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori