Xhiroja rekord e Bayern, kalon 400 milionë euro (FOTO LAJM)

REKORDI "Tripleta ishte një moment historik. Sepse për herë të parë ne kemi kaluar shifrën e 400 milionë eurove xhiro vjetore. Edhe në termat e shitjeve kemi arritur një shumë rekord", konfirmoi zv/presidenti i kampionëve të Europës dhe Gjermanisë. Fitimet e klubit do të bëhen me dije në mbledhjen e përvitshme të asamblesë muajin e ardhshëm, por Rumenige zbuloi se në krahasim me sezonin 2011/2012, Bajerni ka regjistruar një rritje prej 10 milionë eurosh, duke i dërguar fitimet nga kontratat me sponsorët nga 85 milionë në 95 milionë euro.


Suksesi i tripletës ka dhënë dhe rezultate financiare të jashtëzakonshme për Bajernin e Mynihut. Për herë të parë, klubi rekordmen i Gjermanisë ka kaluar kufirin mbi 400 milionë euro të xhiros vjetore.

Një lajm të tillë e bën me dije vetë shefi i bordit, Karl-Hainy Rummenigge, në një prononcim për të përditshmen gjermane "Sport Bild". /albeu.com/


Shtuar më 10/10/2013, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori