Yaya Toure, "Futbollisti Afrikan i Vitit"
Futbollisti i Manchester City-t, Yaya Toure u nderua me çmimin "Futbollisti Afrikan i Vitit" për të katërtin vit radhazi duke shënuar një rekord më vete për këtë trofe individual.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë që e mori çmimin gjatë një ceremonie të organizuar në Lagos të Nigerisë, mposhti konkurrencën e finalistëve të tjerë, portierit nigerian Vincent Eyneyama si dhe sulmuesit të Borussia Dortmund, futbollistit nga Gaboni Pierre-Emerick Aubameyang.

Yaya Toure barazon Samuel Eto'o me 4 çmime si "Lojtari Afrikan i Vitit" në palmaresin e tij personal, por bëhet i pari lojtar që i fiton këto trofe për 4 vite radhazi.

31-vjeçari shënoi 20 gola në 35 prezenca në Premier League për Manchester City-n në sezonin 2013-2014 gjatë të cilit skuadra e Pellegrinit fitoi titullin në Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori