Yerry: Për mua ai është më i miri në botë


Pëlqej
Blerja e re e Barcelonës, Yerry Minas, i është rrëqethur trupi kur është takuar me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, për herë të parë që prej transferimit në klubin katalanas.

Barcelona njoftoi të enjten për blerjen e mbrojtësit kolumbian nga Palmeiras për 11.8 milionë euro, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë.

23-vjeçi është i lumtur që i është bashkuar një klubi që ka kaq talentë, si dhe ka dhënë detaje rreth takimit të parë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Për mua, ai [Messi] është më i miri në botë. Përshtypja e parë që ma la ai gjatë takimit ishte përulësia që kishte. M’u rrëqeth trupi kur m’u afrua Messi me Suarezin në zhveshtore”, ka thënë Minas. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori