Yerry Mina tregon se si e humbi bastin me Messin dhe Suarezin
Yerry Mina ka thënë se ai i kishte paguar shopingun e Lionel Messis dhe Luis Suarezit, për shkak se kishte bërë baste me sulmuesit për goditjet e lira në stërvitje.

“Kur shkova, për të krijuar atmosferë të mirë fillova bastet me Messi dhe Suarez për të parë se kush do të këtë goditjet e lira, më të mira në stërvitje”, tha ai.

“E bërë vetëm që ti shihja. Para se ta dija, ata do të merrnin 50 euro nga dita e ime. Ishte sikurse ‘çfarë unë do ja paguaj këtyre djemve shopingun! Por e vërteta është se këta lojtarë e dërgonin topin aty ku dëshironin. Ata janë lojtarë fantastik, ata janë magjistar”, u shpreh kolumbiani. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori