Yjet e futbollit fëmijë (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo
I keni parë në fushën e lojës duke dhënë spektakël, edhe në televizione apo media të ndryshme duke bërë miliona njerëz për vetë por asnjëherë nuk i keni parë kështu siç po jua sjellim tani. Po flasim për yjet e futbollit dhe fëmijërinë e tyre.

Të gjithë e dimë që pjesa më e madhe e futbollistëve brazilianë janë lindur dhe rritur në lagjet më të varfra të saj, ndaj dhe mundësia për të gjetur shumë foto prej tyre është e vogël por gjithsesi jemi munduar të shpërndahemi në disa shtete për të parë se si kanë qënë fëmijë ata që sot janë prej njerëzve më të famshëm të planetit.

Një gjë kanë të përbashkët: të gjithë e kanë dashuruar futbollin që të vogël, pavarësisht vendit dhe kushteve ku janë rritur. Që të gjithë kanë dashur të bëhen futbollistë pasi talentin për të e kanë patur në ADN.

Disa impulsiv, si Pavel Nedved për shembull e disa të turpshëm e të ndrojtur, por që të gjithë me topin në këmbë dhe dashurinë për futbollin në zemër. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori