Ylli Ajax-it pasi eleminoi Realin thirret nga Brazili në vend të Vinicius
Përfaqësuesja e Brazilit e ka ftuar David Neresin e Ajaxit për të zëvendësuar Vinicius Juniorin e lënduar, shkruan Albeu.com

22-vjeçari ishte një nga më të mirët për skuadrën holandeze në fitoren 4-1 në Santiago Bernabeu, një fitore që e eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe mos të harrojmë se në këtë ndeshje shikuam edhe një gol nga ai.

Neres mori vendin e Vinicius, i cili e lëndoi gjurin e tij në ndeshjen ndaj Ajaxit. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori