Ylli anglez i UFC arrestohet nga policia
Ylli anglez i UFC Darren Till është arrestuar në Tenerife të Spanjës bashkë me një grup turistësh pasi kanë shkatërruar një hotel dhe taksi.

Arrestimet janë bërë në Costa Adeje dhe ylli i MMA Till thuhet të jetë pjesë e grupit.

Till, i cili u mposht nga Jorge Masvidal në maj, thuhet të jetë ndalur nga policia pasi është larguar me një taksi teksa shoferi po i fuste valixhet në bagazh.

26-vjeçari i shoqëruar nga disa të tjerë o qëndron në një hotel në Tenefire dhe thuhet të ketë thyer shumë orendi dhe mobilje.

Pasi u përjashtuan nga hoteli, ata shkuan në një vend tjetër ku nuk u lejuan të hynin.

Mbase nokauti i pësuar disa javë më parë e ka lënë me pasoja luftëtarin anglez. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori