Ylli Barcelonës mund të përfundojë në Kinë, nën urdhrat e Cannavaros
Pëlqej
Aventura e Malcom tek Barcelona nuk ka nisur ashtu sic duhet. Braziliani u transferua me shumë bujë nga Bordeaux verën që lamë pas, por deri më tani nuk po gjen hapsira në formacionin bazë, shkruan Albeu.com.

Së fundmi ai është dëmtuar dhe do të mungojë reth 2 javë. Megjithatë sic është bër zakon që shumë brazilian luajnë në kampionaton kinez mund të përfundojë dhe Malcom.

Ekipi Guangzhou Evergrande që drejtohet nga i mirnjohuri Fabio Cannavaro, ka shfaqur interes për 21 vjecarin.

Ndërkohë Malcom është aktivizuar vetëm 5 ndeshje si titullar në La Liga, shkak është dhe konkurenca e madhe në ekipin e Barcelonës, dhe kjo ka ndikuar negativisht te futbollisti. /albeu.com/




Shtuar më 07/12/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori