Ylli brazilian rinovon me PSG
Dani Alves ka arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain për një sezon tjetër, zbulojnë burimet pranë lojtarit për ESPN.

Pas muajve të tërë negociatash, Alves dhe PSG kanë arritur marrëveshjen e cila duhet të bëhet publike së shpejti.

Alves, 35, shpresonte të siguronte një rinovim dyvjeçar, por klubi francez nuk pranonte për një kohë aq të gjatë.

Në fund, ish-lojtari i Barcelona-s dhe Juventus do të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsionin për një vit të dytë të përfshirë.

Mbrojtësi i djathtë shpreson që të konkurrojë për një vend në Katar 2022 me Brazilin, kështu që qëndrimi në nivelin më të lartë me PSG është shumë i rëndësishëm.

Rinovimi i kontratës së re mund të konfirmohet që të hënën ose të martën e javës tjetër. Kanë mbetur vetëm burokracirat dhe firmosja e kontratës. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori