Ylli Cërmjani, prurja më e re në Kombëtaren shqiptare (VIDEO)
Ylli Cërmjani është anëtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Mesfushori shqiptar i lindur dhe rriturGjermani, aktualisht luan me FC Ingolstdt U-23.

Në një bisedë për portalin asport.info, 18 vjeçari me origjinë nga Gjakova, shpreh falënderimin për shtetin gjerman për gjithçka çfarë ata i kanë ofruar dhe për siç thotë ai, kushtet fantastike që i janë mundësuar.

Cërmjani flet edhe për kontaktin me krerët e FSHF-së për afrimin e tij ne Kombëtare.

"Kontaktin e parë me FSHF e kam pasur përmes menaxherit tim, ai ka folur me Altin Lalën (trajnerin e Kombëtares U19). Më pas jam ftuar në grumbullim me datë 16 prill, ku pritet të përgatitemi për dy ndeshjet kundër Bosnjës, më 21 dhe 23 prill", është shprehur ai.

Por, çfarë e shtyri një djalosh të lindur e rriturGjermani të pranonte ftesën e Shqipërisë? Cërmjani thotë: "dëgjova zemrën time, pavarësisht që jam krijuar dhe rritur si futbollist në Gjermani unë jam shqiptar dhe zemra ime rreh kuq e zi, e zgjedha Shqipërinë ngase është më shumë se ëndërr e imja është thjesht obligim që çdo futbollist shqiptar të jetë pjesë e Kombëtares kuq e zi". /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori