Ylli francez i Bayern Munchen i pashpresë për përfundimin e Champions
Mbrojtësi anësor i Bayern Muchen, Lucas Hernandez beson se pëefundimi i Champions është i pamundur.

Sipas Hernandez, do të jetë e pamundur që të mbyllet edhe sezoni i Ligës së Kampionëve, brenda fushave të blerta.

"Do të jetë e vështirë të zotërojmë gjithë këtë, si dhe ta mbyllim ligën", ka thënë Hernandez për ‘L’Equipe’.

"Liga e Kampionëve shqetëson të gjitha vendet e prekura nga Covid19. Do të jetë e vështirë t’i heqim të gjithë nga karantina, të jemi në kushte të ngjashme, por gjithashtu të takohemi, të udhëtojmë drejt Italisë, Spanjës, Anglisë apo Francë", ka shtuar tutje lojtari.

"Duhet të jemi realistë. Mendoj se është e pamundur të mbyllet Liga e Kampionëve në këto kohë, sidomos nëse ne i japim prioritet përfundimit të kampionateve nacionale", ka thënë ndër të tjerash Lucas.

Klubet e Bundesliga janë lejuar t’iu kthehen stërvitjeve. Bayern ka mbajtur lojtarët e ndarë, duke punuar vetëm në grupe të vogla dhe në ambiente të hapura.
Shtuar më 12/04/2020, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori