Ylli francez në Gjermani për vizitat mjekësore
Benjamin Pavard ndodhet në Munich për të zhvilluar testet mjekësore me FC Bayern, siç raporton gjermania Kicker.

Megjithatë nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga klubet e Bayern dhe Stuttgart.

Për Pavard këto janë detajet e fundit përpara transferimit me vlerë 35 milionë euro në verë.
Kampioni i botës do të kalojë nga Stuttgart te kampionët në fuqi pasi këta të fundit kanë paguar klauzolën e lirimit të lojtarit.

përpara Pavard kërkon të sigurojë qëndrimin në Bundesliga me skuadrën e tij, më pas do të mendojë për sfidën e re.

Për momentin Stuttgart ndodhet në vend të 16-të, çka do të thoshte rënie nga kategoria, dhe ka gjashtë pikë më pak se Schalke 04 një vend më sipër. /albeu.com/



Shtuar më 15/04/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori