Ylli i Barças kërkon Neymar te katalanasit
Pëlqej
Është përfolur shumë për një rikthim te Neymar te skuadra e Barcelonës deri në momentin e përgenjështrimit të vetë lojtarit, por edhe të presidentit të klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu. Së fundit që ka folur për këtë çështje është portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Ai tha se do të dëshironte që Neymar të kthehej pasi në këtë klub ka vend vetëm për më të mirët.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me Neymarin. Unë vetëm mund të them se kam një marrëdhënie të mirë me të. Në fund të fundit, është gjithmonë mirë t’i kesh lojtarët më të mirë në skuadër, por unë nuk dua të diskutoj për gjëra të tilla si kjo”, tha Ter Stegen. Albeu.com/
Shtuar më 23/10/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori