Ylli i Barcelonës i infektuar me koronavirus, nuk udhëton në Lisbonë për ndeshjen e Champions
Mbrojtësi i Barcelonës, Jean Clair Todibo, ka dalë pozitiv në testimin për COVID-19.

Barcelona ka njoftuar se nëntë futbollistë të martën ka kryer teste PCR për COVID-19, dhe Mundo Deportivo raporton se Jean Clair Todibo ka dalë pozitiv.

Francezi i cili sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Schalke, është izoluar në shtëpi dhe nuk do të paraqitet në stërvitje.

Todibo është aimptomatik, dhe gëzon shëndet të mirë.

Ai nuk ka pasur kontakte me anëtarët e ekipit që planifikojnë të udhëtojnë për në Lisbonë të mërkurën, për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Shtuar më 12/08/2020, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori