Ylli i Barcelonës i jep sinjale PSG
Interesimi i lartë i Barcelonës dhe dëshira e madhë e brazilianit për t’iu bashkuar katalanasve arriti të konkludohej janarin e shkuar me një shifër marramendëse 135 milion euro duke u bërë kështu blerja e 3 më e shtrenjtë e historisë.

Ekseperianca e Coutinho te Barcelona asnjëherë nuk arriti në nivëlin e pritur edhe pse ai u ble si zëvendësuesi ideal i Neymar. Countinho për asnjë moment nuk e fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm sidomos pas ardhjes së Dembele.

Së fundmi ai ka krijuar edhe një marrëdhënie negative me tifozët pas atij gjesti në golin e realizuar përballë United duke i futur gishtat në vesh ku më pas u vërshëllye në Camp Noë.

Tashmë braziliani është duke tentuar largimin.

"Të luash me Neymar është gjithmonë një kënaqësi, megjithëse nuk kemi luajtur së bashku në nivele klubi," është shprehur Coutinho për Calciomercato.

Një sinjal i qartë i mesfushorit. PSG donte ta blinte që verën e kaluar brazilianin, por operacioni nuk ishte i suksesshëm.

Megjithatë këtë verë mund të vijë tentativa e dytë e francezëve. /albeu.com/


Shtuar më 22/04/2019, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori