Ylli i Barcelonës refuzon Interin: Nuk largohem
Skuadra e Interit i ka hedhur sytë nga Barçelona për të përforcuar repartin e mesfushës. Emri më i lakuar është ai i Ivan Rakitiç.

E përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo" shpjegonte se zikaltërit kishin arritur akordin me lojtarin, por ka qenë vetë kroati që ka përgënjeshtruar këtë lajm.

"Interi është një skuadër e madhe dhe ishte kënaqësi për mua të luaja kundër tyrë në Champions, por dua tu bëj të qartë diçka. Jam i lumtur tek Barcelona. Familja ime është e kënaqur me jetesën në Spanjë dhe kjo është gjëja që më intereson më shumë."

32 vjeçari foli dhe për një rinovim të mundshëm me katalanasit.

"Kam edhe 3 vite në kontratë dhe sëbashku me drejtuesit do të flasim për këtë. Zgjedhja ime është të qëndroj këtu. Falenderoj Interin për interesimin, por nuk largohem."
Shtuar më 22/05/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori