Ylli i bejsbollit amerikan do të bëhet sportisti më i paguar në histori
Mike Trout dhe Los Angeles Angels janë shumë afër arritjes së një marrëveshje 12-vjeçare që do t'i siguronte yllit të bejsbollit amerikan kontratën më të pasur në historinë e sporteve.

Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në 2020-ën dhe shumë skuadra të Major League Baseball (MLB) ishin vënë lë lëvizje për lojtarin më të mirë të brezit të tij. Gjithsesi, marrëveshja e re do të thotë se Trout do ta mbyllë karrierën te skuadra që e përzgjodhi atë në 2009-ën.

Sipas ESPN, Trout do të fitojë 36 milionë dollarë në vit nga kontrata e re. Kjo marrëveshje do të zbehë atë të nënshkruar nga ylli tjetër i bejsbollit amerikan, Bryce Harper, i cili do të përfitojë 330 milionë dollarë nga Philadelphia Phillies, dhe atë prej 365 milionë dollarësh të nënshkruar nga boksieri Canelo Alvarez me "DAZN" vitin e kaluar.

Trout është shpallur dy herë lojtari më i mirë i MLB-së dhe ka goditur 240 "home runs" në 1,065 ndeshje. Pavarësisht nga forma e jashtëzakonshme e tij, Angels nuk kanë patur shumë sukses në vitet e fundit, duke arritur fazën "playoff" vetëm një herë në nëntë sezonet e fundit. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori