Ylli i Bundesligas dënohet katër muaj
Ylli i Bayer Leverkusen Hakan Calhanoglu është dënuar me katër muaj dhe gjobitur me 100 mijë euro nga FIFA për shkelje të kontratës në vitin 2011.

22 vjeçari 100 mijë do t’ia paguajë klubit turk, Trabzonspor, me të cilin ishte pajtuar që të nënshkruante kur ishte adoleshent, ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Ky dënim për turkun erdhi pasi ai kishte vazhduar kontratën me Karlsruhe në vitin 2011, në kohën kur ishte paguar 100 mijë euro për të nënshkruar me Trabzonspor në të ardhmen.

“Është goditje e madhe për Hakanin, gjithashtu edhe për ne”, tha drejtori sportiv i Leverkuseinit, Rudi Voeller.

Kështu, Calhanoglu do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit në Bundesliga si dhe nuk ka të drejtë të paraqitet për Kombëtaren e Turqisë. /Albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori