Pas Courtois dhe Hazard, një tjetër lojtar i
Chelseat ka përfunduar në shënjestrën e
skuadrës së
Real Madridit.
Bëhet fjalë për
mbrojtësin spanjoll Marcos
Alonso, që sipas të përditshmes “Don Balon” është vënë në radarët e
skuadrës “merengues”.
Mbrojtësi i
Chelseat ka qenë një ndër më të mirët sezonet e fundit në Premier League dhe një titullar i padiskutueshëm për Conten, por ndoshta e ardhmja e tij mund të jetë Spanja, aty ku nuk ka shpërthyer asnjëherë si lojtar.
Edhe pse trajneri Julen Lopetegui nuk e grumbulloi në Kombëtare në Botëror, ai ka shprehur konsiderata për
mbrojtësin 27-vjeçar dhe kërkon ta sjellë atë në Spanjë.
Alonso ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare me
Real Madridin në vitin 2010 dhe më pas u largua, ndërkohë që karrierën si futbollist e ka nisur me skuadrën B të
Real Madridit.
Tashmë pritet që palët të nisin bisedimet, por vështirë se trajneri Sarri do të lërë të lirë lojtarin, pak ditë para fillimit të kampionatit.
Shtuar më 07/08/2018,
ora 11:42