Ylli i Chelseat rinovon për pesë vite me londinezët
alonso
Me trajnerin Mauricio Sarri në pankinë, skuadra e Chelsea po kalon një moment mjaft të mirë. Drejtuesit e klubit londinez kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së mbrojtësit Marcos Alonso edhe për pesë itet e ardhshme. Ai është një nga lojtarët më të pëlqyer të teknikut Italian.

“Jam shumë i lumtur që do të qendroj këtu më gjatë dhe do të luaj për një nga ekipet më të mira në botë. Kanë qenë dy sezone shumë të mira dhe po pres edhe më shumë”, tha Alonso pas rinovimit të kontratës. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori