Ylli i Dortmund bëhet lojtari më i ri që debuton në Bundesligë
Talenti i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko është bërë zyrtarisht lojtari më i ri që ka debutuar në Bundesligë.

Moukoko ka shkëlqyer më herët në ekipin e dytë të Dortmundit, por shkaku i moshës nuk i lejohej të debutonte për ekipin e parë,

Mirëpo, meqenëse ka mbushur 16-vjeç, lojtari ka pasur të drejtën të luajë në ekipin e parë dhe ëndrrën për debutim e realizoi sonte (e shtunë) në fitoren e thellë ndaj Hertha Berlinit (2 – 5).

Moukoko u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të duke zëvendësuar Erling Haalandin, që në këtë ndeshje ishte në nivel të lartë duke shënuar plotë katër gola.

Moukoko tani është lojtari më i ri që debuton në Bundesligë në moshën 16-vjeçare e një ditë.
Shtuar më 21/11/2020, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori