Ylli i Dortmund i vendosur të transferohet te Chelsea
Talenti anglez dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi dhe të rikthehet në Premierligë, për t’iu bashkuar “Blues”

Jadon Sancho është njëri prej futbollistëve më të përfolur në futbollin evropian para afatit kalimtar të janarit,.

Futbollisti anglez dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi.

Mediumi britanik “Telegraph” shkruan se interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur Chelsea.

Dhe, ky medium raporton se dëshirë e Sanchos është të rikthehet në Premierligë, për t’iu bashkuar ekipit “Blues”.

Borussia Dortmundi është e vendosur të mos e lë talentin anglez të largohet, por klubet angleze janë mjaft të interesuara për shërbimet e tij.

Krahas Chelseat, interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur edhe Manchester United, Manchester City e Liverpool.

Klubet angleze do të tentojnë ta transferojnë ish-futbollistin e Cityt në afatin kalimtar të janarit.
Shtuar më 30/12/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori