Nikola Milenkovic duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Fiorentinën, me aktualen qw i skadon në vitin 2022. Për momentin,
klubi dhe menaxherët e lojtarit vazhdojnë bisedimet, por dëshira e futbollistit është të largohet nga
klubi toskan, ku bën pjesë që nga viti 2017.
Drejtori sportiv i ekipit vjollcë, Daniele Prade, gjatë një interviste deklaroi se, nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen, mbrojtësi do të nxirret në merkato.
Milani, që ka kohë që është në ndjekje të 22-vjeçarit, gjatë merkatos së janarit do të bëjë maksimumin për t’ia shkëputur vjollcëve lojtarin. Për ta ta lënë të lirë serbin drejtuesit e
Fiorentinës kërkojnë 40 milionë euro.
Shtuar më 12/10/2020,
ora 15:05