Ylli i Gjermanisë panë kalimit te Bayern
Sulmuesi i kombëtares gjermane Timo Werner ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Leipzig, duke i hapur kështu rrugën largimit të tij dhe transferimit te kampionët e Bayern Mynih. Sipas “Sport Bild”, drejtuesit e Leipzig i kanë ofruar lojtarit rinovimin e kontratës, e cila skadon verën e ardhshme.

“Ne dëshirojmë që ta kemi edhe në të ardhmen lojtarin. Ne i kemi bërë një ofertë, por sulmuesi na ka njoftuar se nuk dëshiron të rinovojë dhe se objektivi i tij është të luajë me një ekip tjetër”, tha Oliver Mintzlaff, shefi i skuadrës së Leipzig.

Kështu, për të evituar një largim të Werner me parametrin zero pas një viti, Leipzig do të lërë të lirë talemtin 23-vjeçar (48 gola në 89 ndeshje me Leipzig). Sipas “Bild, Werner ka gati një marrëveshje me Bayern Mynih, e cila do të zyrtarizohet pas përfundimit të kampionatit.
Shtuar më 14/04/2019, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori