Ylli i Kosovës pranë kalimit në Zvicër
Nuk ka qetësi për Donis Avdijaj. Futbollisti i kombëtares së Kosovës pritet të ndryshojë ajër pas një gjysëm sezoni për tu harruar te Willem 2.

Sipas gazetës zviceriane "Blick", interes për Avdijaj ka shfaqur skuadra zviceriane e Luzerne, e cila ka kohë deri të premtën për të arritur akordin me 22 vjeçarin.

Avdijaj ka shfaqur shumë probleme me karakterin e tij, duke u konfliktuar fizikisht me trajnerin e Willem.Të njëjtin problem e kishte edhe kur ishte tek Schalke 04.
Shtuar më 14/02/2019, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori