Ylli kroat i Realit mund të përfundojë te Zenit
Mesfushori kroat Mateo Kovacic është pranë transferimit te skuadra ruse e Zenit Shën Petërburg. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike "Daily Mail", sipas së cilës Chelsea nuk do ta mbajë lojtarin sezonin tjetër.

Kovacic është një lojtar i Real Madrid, që e ka transferuar te Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit. Gjithsesi, "blues" nuk do ta mbajnë lojtarin, por edhe te Real nuk ka hapësira për nënkampionin e botës me kombëtaren e Kroacisë.

Për këtë arsye, Real është në bisedime me skuadrën e Zenit, për ta transferuar 24-vjeçarin në kampionatin rus sezonin tjetër. Sërish në formë huazimi. Edhe pse Kovacic ka deklaruar disa herë se ndihet mirë në Londër dhe se dëshiron të qëndrojë aty, Chelsea e Real kanë plane të tjera.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e ka në konsideratë mesfushorin, ndaj në Madrid po përpiqen të gjejnë një sistemim provizor për kroatin. Ekipi i Zenit Shën Petërburg mund të jetë një zgjidhje për Kovacic edhe pse sërish e përkohshme. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori