Ylli i Lazios shumë pranë kalimit te PSG
Mesfushori i Lazios Sergej Milinkovic-Savic raportohet se është shumë afër për t’ju bashkuar Paris Saint-Germain për 80 milionë euro

Sipas gazetës serbe, Blic, Milinkovic-Savic i ka thënë “po” PSG-së dhe transferi 80 milionë euro është në fazat e fundsit, pavarësisht se më parë ishte raportuar se PSG kishte ofruar 75 milionë euro.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo njihet si një adhurues i lojtarit dhe ishte përpjekur ta merrte atë edhe në Milan kur punonte për ta.

Sipas goal.com, pritet që 24 vjeçari të jetë njëra prej blerjeve të mëdha të gjigantit francez këtë verë, si pjesë e një fondi që mund të vjen pas rikthimit të Neymarit në Barcelonë.

Serbi ju bashkua Lazios nga Racing Genk më 2015 për 18 milionë euro dhe ka shënuar 31 gola në 162 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në skuadrën nga Olimpico.
Shtuar më 24/06/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori