Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Ylli i Liverpool objektivi i rradhës për Zidane
Saudio Mane është momentalisht sulmuesi më i mirë për Loverpool duke shënuar plot 17 gola.

Sipas raportimeve të "France Football" Mane është objektivi kryesor i trejnerit të rikthyer te Reali, Zinedin Zidane.

Në fakt, Zidane kishte shfaqur interesimin e tij për blerjen e sulmuesit senegalez që sezonin e kaluar, por largimi i francezit nga Real Madrid, ndali transferimin. Në atë kohë trajneri francez pat paralajmëruar marrëveshjen me futbollistin.

Mane ishte autori i golit të vetëm për Liverpool në finalen e vjetshme të Champions League, e fituar nga Real Madrid me rezultatin 3-1. 26-vjeçari Mane u transferua te Liverpool në verën e vitit 2016 për 41 milion euro nga Southampton. Në nëntor të vitit të kaluar senegalezi rinovoi kontratën me Liverpool deri në 2023, për të përfituar një pagë vjetore prej 8 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori