Ylli i Liverpoolit i gatshëm për tu transferuar te Barcelona
Sadio Mane është i hapur për një transferim te Barcelona pasi është frustruar me rolin e tij te Liverpool, thonë raportet në Spanjë.

Reprezentuesi nga Senegali ka qenë shumë i rëndësishëm te Liverpool në dy sezonet e fundit, duke i ndihmuar ‘The Reds’ në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

Sidoqoftë, Mundo Deportivo raporton se ai është i etur për idenë e ribashkimit me ish trajnerin e tij, Ronald Koeman te Barcelona, pasi mendon se kjo do të rrisë mundësitë e tij për të fituar çmime individuale.

Koeman dhe Mane kaluan dy vite së bashku në Southampton, ku holandezi ndihmoi sulmuesin që shënoi 25 gola në 75 ndeshje, para se të transferohej te Liverpool.

Raporti thotë se Mane e pranon se ka fituar respektin e njerëzve që kanë fituar trofe në Angli, por mendon se atij nuk po i jepet respekti individual që meriton pasi ka ndihmuar skuadrën e tij në titullin e tyre të parë në Premierligë, me 18 gola të shënuar në sezonin e kaluar./
Shtuar më 29/08/2020, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori