Ylli i Man Utd drejt PSG, zëvendësuesi i Neymar?
Skuadra e Manchester United po has shumë probleme në fazën sulmuese dhe një ndër shkaktarët është edhe sulmuesi Alexis Sanchez. Kiliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mourinho i cili nuk e inkuadron vazhdimisht, por edhe kur diçka e tillë ndodh, ai futet vetëm në minutat e fundit.

Së fundmi interes për të ka shfaqur skuadra e Paris Saint Germain. Dilemat nëse mund të largohet Neymar ose Mbappe kanë bërë që drejtuesit e klubit parisien të mos gjenden të papërgatitur dhe të tentojnë të nënshkruajnë me Sanchez. Problem i vetëm është paga që përfiton ish-sulmuesi i Arsenal. Ai përfiton plot 500 mijë paund në javë gjithsesi palët mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori