Ylli i Manchester City-t ironizon Liverpoolin: E kemi ne timonin
Mbrojtësi i Manchester City-t Kyle Walker pas ndeshjesh te fituar kunër Fulhamit foli për rivalitetin me me Liverpoolin dhe sfidën e këtyre të fundit kundër ish-ekipit të tij, Totenhemit:

"Ishte një ndeshje e shkëlqyer, duke marrë parasysh se të gjithë lojtarët luajtën për kombëtaret e tyre. E rëndësishme që morëm tri pikët. Liverpul-Totenhem? E kemi ne timonin. Nuk i shikoj ndeshjet e kundështarëve, pasi sjell ters. Do të luaj me fëmijët e mi dhe shpresoj që Liverpuli të lërë pikë. Për mua, e rëndësishme ishte të transferohesha te Mançester Siti dhe që të fitoja trofe. Është një nder për mua që jam në këtë skuadër dhe drejtohem nga trajneri më i mirë në botë. Besoj se titulli kampion do të vendoset vetëm në sekondat e fundit" tha Walker.



Shtuar më 31/03/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori