Ylli i Manchester City-t kërkon largimin, Juventus i gatshëm për të
Pëlqej
Leroy Sane është një nga lojtarët më të mirë të Premier Leagues.

Gjermani po shkëlqen me Manchester Cityn, por megjithatë e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë në këtë klub.

Guardiola e ka lënë në shumë ndeshje në stol dhe kjo është një nga arsyet kryesore për largimin e tij nga klubi City.

Tashmë duke ditur këtë situatë shumë klubë gjigante kanë ngjallur inters për të marrë shërbimet e Sanes.

Bardhezinjtë e Juventusit e shohin Sane si Cristiano Ronaldon e ri dhe kërkojnë ta përforcojnë skuadrën me yllin e Gjermanisë. Të paktën kështu ka shkruar së fundmi “Calciomercato”.

Megjithatë, kjo lëvizje duket mjaft e vështirë duke pasur parasysh se anglezët e vlerësojnë lojtarin 150 milionë euro dhe një shpenzim i tillë do të dëmtonte arkat e kampionëve të Italisë, të cilët këtë sezon, me ardhjen e Ronaldos në skuadër do të synojnë Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori