Ylli i Manchester Cityt i përgjigjet Real Madridit
Bernardo Silva ka thënë se është i lumtur në Manchester City dhe se po mendon për nënshkrimin e një kontrate të re, duke i injoruar lajmet se Real Madridi është i interesuar për të.

“Jam në rregull tani, sepse ende i kam edhe tri vite e gjysmë në kontratë. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por do ta shohim”, tha ai për Manchester Evening News.

“Jam i lumtur në City dhe nëse klubi dëshiron ta rinegociojë kontratën time, unë jam i hapur për këtë”, deklaroi ai.

24-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2022. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori