Ylli i Manchester United "zbarkon" në Milano për vizitat mjekësore
Diogo Dalot do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, teksa është gati për të kompletuar huazimin e tij nga Manchester United te Milani.

Mbrojtësi portugez ka zbarkuar në Milano dhe i është drejtuar menjëherë klinikës mjekësore të kuqezinjve.

Milani ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazim pa të drejtë blerjeje.

Gjithsesi, nëse Dalot bind në Milano, atëherë drejtuesit kuqezinj mund të diskutojnë blerjen përfundimtare në fund të sezonit.

Shtuar më 03/10/2020, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori