Ylli i Napolit në radarin e gjigandëve europianë
Fabian Ruiz mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll.

Pas Real Madridit, që e konsideron 23-vjeçarin një prioritet për merkaton e janarit, në garë për kartonin e mesfushorit të Napolit është futur fuqishëm edhe Barcelona, që kërkon t’i prish punë kundërshtarëve të "urryer" duke i rrëmbyer futbollistin.

Gjithësesi për të arritur te kartoni i lojtarit nuk do të jetë aspak e lehtë as për dy gjigandët spanjollë, pasi presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis për ta lënë të lirë mesfushorin kërkon jo pak, por shumën e 180 milionë eurove, kështu që "lufta" mes ekipeve në janar pritet të jetë tejet e "nxehtë".
Shtuar më 28/12/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori