Mesfushori i Napolit,
Fabian Ruiz, ka
rezultuar pozitiv në testimin e fundit ndaj COVID-19.
Fabian Ruiz ka
rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në testimin e fundit të kryer tek skuadra e Napolit.
Napoli ka njoftuar përmes një komunikate për medie se të gjitha testet kanë
rezultuar negative përpost
Fabian Ruiz.
Spanjolli do humbasë duelin ndaj Fiorentinës poashtu edhe duelin e Supercoppa Italiana, ndaj Juventus.
Lojtari është vetizoluar dhe është duke ndjekur protokollin anti-COVID-19.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 20:20