Ylli i Napolit zbarkon në Angli, gati vizitat mjekësore
Mesfushori i Napolit, Alan, ka zbarkuarLiverpool me një avion privat për të kompletuar kalimin tek Evertoni.

Tekniku Carlo Ancelotti e kërkoi me ngulm lojtarin dhe arritën marrëveshje për transferimin e brazilianit për 25 milionë euro, plus bonuse.

Alan është fotografuar nga "Daily Mail" teksa ka zbarkuarLiverpool me një avion privat i shoqëruar nga gruaja e tij.

Braziliani do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore sot dhe do nënshkruajë kontratën nesër.
Shtuar më 02/09/2020, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori