Ylli i Partizanit tregohet romantik me të dashurën (FOTO LAJM)

Gjatë kësaj merkato verore skuadra e Partizanit afroi pranë saj futbollistin nga Venezuela Aristoteles Romero.

Romero është marrë nga klubi italian i Crotones në formë huazimi.

23 vjeçari njihet për lojën e fortë që zhvillon, si çdo Amerikano Latin, të cilët përveç spektaklit në fushë zhvillojnë dhe një lojë agresive.

Por e njëjtë gjë nuk mund të thuhet jashtë fushe për Romeron.

Këtë gjë e dëshmojnë postimet që ai i kushton të fejuarës së tij në rrjetet sociale. Së fundmi, Romero e ka surprizuar partneren e tij Raulmilar Diaz në një mënyrë mjaft romantike, duke i dhuruar një puthje, ndërkohë që në sfondin e dhomës dallohen një zemër me petale trëndafilash si dhe tullumbace të shumtë.

Romero jeton në kryeqytet në një apartament superluksoz me qira.
Shtuar më 14/09/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori