Ylli i Premier League poston foto me babain vite më parë (FOTO LAJM)

Paul Pogba e pa postuar një fotografi shumë të vjetër kur ishte shumë i vogël pranë babait të vet dhe një fotografi aktuale për ta festuar Ditën e Babait.

Babai i mesfushorit të Manchester Unitedit vdiq në maj të vitit 2017 në moshën 79-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundje.

Pogba e përkujtoi dhe nderoi atë duke e postuar një fotografi me mbishkrimin: “Pusho në paqe baba”.

Ai po ashtu e postoi një këmishë me mbishkrimin: “Babai më i mirë në shtatë mbretëritë”, duke iu referuar serialit të famshëm “Game of Thrones”.
Shtuar më 17/06/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori