Ylli i Premier League rrëfen varësinë bastet (FOTO LAJM)

Ylli i Crystal Palace, Andros Townsend kishte prekur fundin pasi i humbi 46,000 funte në baste, derisa ishte i mërzitur duke qëndruar në dhomën e tij të fjetjes, transmeton zeri.info.

28-vjeçari ishte suspenduar për katër muaj nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të thyerjes së rregullave të basteve në 2013-n.


Kjo doli të jetë një pikë kthese për futbollistin anglez.Tani, Townsend është rrëfyer për varësinë e tij ndaj basteve.

“Unë nuk pi. Unë nuk marr drogë. Unë mendoj se nuk kam qenë në një klub nate në jetën time. Dhe prapë se prapë arrita t’i humbas 46 mijë funte me vetëm një prekje të telefonit tim. Nuk mu desh as të largohesha nga dhoma. Unë ndoshta jam i vetmi njeri në histori që i ka humbur 46,000 funte duke qenë i shtrirë në krevat një të mërkurë në Blacpool”, ka thënë futbollisti anglez.
Shtuar më 05/12/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori