Ylli i PSG i bënë thirrje Messit t'i bashkohet Parisit
Mesfushori i Paris Saint-Germain Leandro Paredes shpreson që ylli i Barcelonës Lionel Messi do të bashkohet me të në klub mes spekulimeve mbi të ardhmen e argjentinasit.

Messi është i lirë të diskutojë për një transferim të lirë në një klub të huaj, me marrëveshjen e tij aktuale në “Camp Nou” që përfundon në verën e 2021.

Dhe me PSG-në që u diskutua si një nga skuadrat më të pasura dhe e cila është në gjendje të përballonte pagën e 33-vjeçarit, Paredes tani ka shprehur dëshirën e tij për të parë shokun e tij të ekipit ndërkombëtar në Paris, përcjell Kosovapress.

Ai u tha gazetarëve: “Çdokush do të donte ta kishte Messin në ekipin e tyre. I takon klubit, Leonardos dhe presidentit tonë që ta bindin atë të vijë tek ne.|

“Vendimi varet edhe nga Leo Messi, por natyrisht do të ishte mirë të kishim një lojtar si ai në ekipin tonë.”, shtoi ai.
Shtuar më 21/01/2021, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori